Pse nuk po jetojmë gjatë?

Pse nuk po jetojmë gjatë?

14:02 07/10/2019

Për pjesën më të mirë të dy shekujve, jetëgjatësia e njerëzve është përmirësuar me një ritëm mjaft të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Në vitet 1840, njerëzit nuk jetonin më shumë se 40 vjeç. 

Por më pas përmirësimet në ushqim, higjienë e strehim sollën ndryshime. Përparimet më të dukshme vihen re në shekulllin e XX, ku me përjashtim të viteve të luftës u vu re një rritje e numrit të popullsisë.

Pika e kthesës është pikërisht viti 2011, ku ka fillluar të vihet re edhe një rënie më e dukshme.

Eksperti i plakjes, Edward Morgan, u shpreh se ka një gamë komplekse faktorësh që qëndrojnë mbrapa këtij trendi. Në raportin e tij të paraqitur, ai rendit një numër faktorësh.

Sëmundjet shtohen me kalimin e kohës dhe ndërsa njerëzit vdesin nga një sëmundje, një tjetër zë vendin e saj.

Pavarësisht se është rritur numri i personave që i mbijetojnë sulmeve në zemër dhe prekjes nga kanceri, shkalla e vdekjeve nga problemet me stresin është rritur. Një tjetër faktor është edhe kequshqyerja. Kjo lidhet jo me mungesën e ushqimit por me përzgjedhjen jo të duhur ushqimore. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT