Jargavitja gjatë gjumit është pështyma e tepërt që del nga goja. Ky është një proces që ndodh në çdo moshë dhe shpesh herë është i bezdisshëm. Por nëse kjo ndodh rregullisht mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundje.

Disa nga arsyet pse ndodh ky fenomen gjatë natës rregullisht mund të jenë: sinuset, pozicioni gjatë gjumit,  mosfunksionim të koordinimit të mekanizmit të gëlltitjes, që shkakton akumulimin e pështymës së tepruar në gojë.

Për të rregulluar këtë fenomen “

National Sleep Foundation GERD and Sleep”

rekomandon që përpara gjumit të bëni një dush, pasi avulli që do të krijohet nga uji i nxehtë do të lehtësojnë mukozën.

Mbani një jastëk shtesë. Nëse vini re që keni probleme të jargëve mund të përdorni dy jastëk në mënyrë që ta mbani kokën lart dhe kjo do të shmangë jargët.

Ndërsa

“Blackdoctor.org”

, shkruan se ekzistojnë gjëndra të ndryshme që kontribuojnë në prodhimin e pështymës. Dhe sasia e pështymës që prodhon trupi juaj gjatë kohës që jeni duke fjetur grumbullohet në gojë dhe nuk gëlltitet.

Nëse ju ndodh shpesh është mirë që të paraqiteni tek mjeku për tu konsultuar, pasi mund të keni ndonjë problem shëndetësor.

/tvklan.al