Ndodh shpesh që disa njerëz nuk kontrollojnë dot emocionet e tyre dhe mund të qeshin në një ngjarje tramautike apo në një moment serioz. Kjo gjë i vë ata në siklet, por për fat të mirë këto të qeshura që mund të duken si të pakontrollueshme, ka disa mënyra për t’i parandaluar apo për t’i fshehur ato.

Është një reagim emocional.

Nëse qeshni gjatë një situate të papërshtatshme, nuk do të thotë se jeni një person i keq. Në fakt, mund të thuhet se kjo nuk është një e qeshur e vërtetë sepse është thjesht një rezultat i mekanizmit mbrojtës të trupit në mënyrë që të ulë ankthin, konfuzionin, stresin dhe shqetësimin që po përjetoni në atë moment.

Në një farë mënyre, e qeshura largon vëmendjen tonë nga trauma dhe dhimbja duke lëshuar reagime pozitive. Na ndihmon gjithashtu të luftojmë të gjitha emocionet që po përjetojmë dhe që mund të na bëjnë të prekshëm ose të dobët.

1. Lëpini ose kafshoni buzët.

Mundohuni të mendoni për një sjellje që mund ta largoni të qeshurën me disa taktika, për shembull: Lëpirja e buzëve, tundja e kokës, thithja dhe nxjerrja e frymës. Ju gjithashtu mund të kafshoni pjesën e brendshme të faqes ose buzëve.

2. Klikoni mbi një stilolaps.

E qeshura nervore nuk ndodh vetëm gjatë situatave kur përfshihet pikëllimi, madje mund të ndodhë gjatë një momenti serioz në punë. Kjo mund të komplikojë gjërat dhe mënyra më e mirë për të bllokuar të qeshurën tuaj është të klikoni në një stilolaps. Përqendrohuni në klikimin në mënyrë që mendimet tuaja të largohen nga të qeshurat.

3. Qeshni ndërsa largoheni.

E qeshura mund të jetë ilaç i mirë, por ta bësh atë para njerëzve që po përjetojnë hidhërim nuk është e përshtatshme. Kurseni veten nga ngathtësia dhe përpiquni të qeshni pasi të jeni larguar. Ju mund të justifikoheni dhe të shkoni në tualet ose të silleni sikur keni harruar diçka në makinën tuaj.

4. Përqendrohuni tek një ngjyrë në dhomë.

Një mënyrë për të hequr mendimet tuaja nga e qeshura është duke zhvendosja e fokusit tuaj në diçka krejt tjetër. Për shembull, mendoni për një ngjyrë dhe filloni të shikoni nëpër dhomë për ta gjetur atë. Tani, shikoni sa herë shfaqet kjo ngjyrë. Kjo gjë do heqë emocionet tuaja dhe ju mund të jeni në gjendje të “gëlltisni” të qeshurat tuaja.

5. Këndojini vetes një këngë.

Recitimi i teksteve të një kënge është një mënyrë praktike për të larguar mendimet nga emocionet dhe për të zvogëluar dëshirën për të qeshur.

Përveç të kënduarit, mund të provoni të bëni veprime matematikore në kokën tuaj ose imagjinoni sikur po bëni pica. Mendoni për çdo hap të gatimit (si përgatitja e brumi ose djathi në rende). Qëllimi është të tërhiqni vëmendjen tuaj nga e qeshura nervore.

6. Nxirrni ajrin me buzë të mbyllura.

Teknikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në të vërtetë për të parandaluar një të qeshur. Thjesht mbyllni buzët dhe veshët me gishta. Tani përpiquni ta nxirrni nga goja juaj dhe do të ndihet sikur ajri është gati të shpërthejë nga buzët tuaja. Dëshira mund të zhduket ndërsa ndjeni presionin në gojë. /tvklan.al