Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar të uroj Joe Biden, për zgjedhjen e tij si President i SHBA, me arsyetimin se ka akoma “procese ligjore” të papërfunduara.

“Rusia do të njohë një president të ri vetëm në konfirmimin e “rezultateve zyrtare”,  ka thënë sot zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, pa sqaruar se çfarë donte të thoshte saktësisht.

Ish-nënkryetari Biden ka mundur Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë të shtunën, pasi siguroi 20 votat vendimtare të kolegjit elektoral.

Marrëdhëniet Rusi-SHBA, tashmë janë fazën e tyre me të keqe që nga Lufta e Ftohtë, por gjithsesi qëndrimi i Kremlinit nënvizon një besim se gjërat nuk ka gjasa të përmirësohen me një kundërshtar tjetër të njohur në krye.

Marrëdhëniet personale midis Vladimir Putin dhe Joe Biden dihet se janë problematike. Në një intervistë të vitit 2014 për New Yorker, është pretenduar se Biden i kishte thënë Putinit se ai nuk kishte “shpirt”.

Përveç Rusisë edhe udhëheqësit e Kinës, Brazilit dhe Turqisë nuk kanë dërguar ende ndonjë urim për Presidentin Joe Biden./tvklan.al