Përmendja e pushimeve të Arta Nitajt në Dubai nga Ermal Mamaqi gjatë natës së parë të “Dance Albania” ‘ndezi’ titujt e portaleve. Ndaj, anëtari i jurisë vendosi ta përdorte kohën e tij të vlerësimit për të sqaruar deklaratat e tij gjatë puntatës së transmetuar në Tv Klan.

Ermal Mamaqi: Do e shpenzoj kohën time për një sqarim për ato tituj që pashë që mendoj se Arta deri diku mund të jetë prekur, por nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë pak më përpara, besoj se u sqaruam dhe do më pëlqente që atë gjë të ma kishe thënë te ajo darka që hëngrëm te “Padami” direkt pas puntatës së kaluar që ishim të gjithë bashkë, megjithatë po bëj një sqarim për të gjithë portalet ose gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë që thashë unë, Dubai. Dubai miq ka shumë miza. Ke qenë në Dubai ti Alketa?

Alketa Vejsiu: Kam qenë disa herë.

Ermal Mamaqi: Edhe unë kam qenë, edhe me gruan time kam qenë, mamin tim do e çoj më vonë. Atje ka miza që kur ne përdorim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz. Dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain, digjen nga këto miza. Edhe ne kemi shprehjen tonë popullore: Pse të djeg miza? Por në këtë rast nuk do ta përdor shprehjen tonë popullore për asnjërin nga ne këtu sepse nuk ka pse të na djegë miza. E përdor për të gjitha ato portalet që u dogjën nga kjo fjalë. Nuk keni pse t’ju djegë miza.

Pas shakave mes Mamaqit e Vejsiut, Arta Nitaj shtoi komentin e saj ndaj sqarimit të Ermalit.

Arta Nitaj: Për Ermalin kam një fjalë. Nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, madje kam parë edhe që Arta qau. Jo Ermal, nuk kam qarë, madje kemi qeshur në darkë sepse u kënaqa shumë që ishte nata e parë dhe ju nuk e dini, por ne u kënaqëm shumë atë natë që ishte nata e hapjes.

Ermal Mamaqi: Prandaj edhe unë e sqarova për të gjithë portalet që le t’ju djegë miza kujt t’i djegë.

Arta Nitaj: Jo, thjesht nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, por nga nata e parë, si me thënë, shumë e pritën, por unë s’e prita. Kështu qe netëve të tjera, thuaj ç’të duash se për këtë jemi./tvklan.al