Në seancën e ndërmjetësimit në “E diela shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan u vunë përballë nëna dhe e bija, Tatjana dhe Suela.

Por a arriti që ky konflik të zgjidhej?

Eni Çobani: Tatjana ne nuk duam që të të vëmë në vështirësi, unë e kuptoj që vjen pas një fatkeqësie shumë të madhe, por pasuria është diçka që fëmijët e duan.

Tatjana: Kjo duhet të ja lërë djalin. Pse të mos ja linte, vëllai e pret dhe kur vjen kjo nuk ia mbyll derën.

Suela: Pse të vi mik, unë në shtëpinë time? Unë jam zonjë shtëpie. Nuk arrij ta kuptoj këtë mentalitet kështu.

Eni Çobani: Do ta bënim dot një marrëveshje për pak lëshim ndaj Suelës, për atë që i takon?

Tatjana: Meqë ngul këmbë, do t’i japim pjesën që i takon. Por të vijë ajo që t’i ndjekë gjyqet dhe jo të shpenzoj unë me gjyqet. Këto pasuritë e tua janë, por shpenzime ka.

Suela: Unë do të flas me mamanë, gjithmonë nëse ajo më hap telefonin sepse deri tani i ka të mbyllur numrat.

Tatjana: Të zgjidhim njëherë problemin, pastaj i bëjmë të gjitha./tvklan.al