Pse Trump do të mungojë në funeralin e McCain

Pse Trump do të mungojë në funeralin e McCain

12:02 26/08/2018

Ndërsa kombi amerikan vajton largimin nga jeta të senatorit John McCain dhe përgatitjet për funeralin e heroit të luftës janë duke u zhvillluar, dikush do të mungojë në ceremoninë e lamtumirës, ai është presidenti Donald Trump.

McCain ka qenë i përfshirë në debate me Trump që datojnë nga viti 2015 dhe ai ka specifikuar muaj më parë se nuk donte që presidenti të merrte pjesë në funeralin e tij.

Personat e afërt me senatorin republikan të Arizonës thuhet se kanë filluar të bëjnë përgatitje për funeralin e McCainit në maj, pothuajse një vit pasi ai njoftoi se ishte diagnostikuar me një formë agresive dhe të rrallë të kancerit të kokës.

Ai vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Arizona rrethuar nga familja e tij në moshën 81-vjeçare.

Sipas një raporti të

New York Times

, rrethi i brendshëm i McCainit tha se zëvendëspresidenti Mike Pence ishte ftuar në ceremoninë mortore, por jo Trump.

The Times

përmendi “marrëdhënien e lëkundur” të McCain me presidentin si arsyeja që Trump nuk ishte në listën e të ftuarve.

Sipas

CNN

, thuhet se McCain ka kaluar vitin e fundit të jetës së tij duke planifikuar funeralin e vet. Miqtë e senatorit thanë se ai donte që funerali të mbahej në tri vende: Arizona, Katedralja Kombëtare në Uashington dhe Annapolis, Maryland./tvklan.al 
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT