Fyerjet në format e shakave janë kthyer në një trend të botën e madhe televizive amerikane. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në emisionin e famshëm të James Corden “Late Late Shoë”.

Grupi i njohur Korean, BTS ka qenë shpeshherë i ftuar në emisionin e tij, duke thyer rekorde në klikime për këtë të fundit.

Marrëdhënia mes tyre ishte jashtë roleve profesionale, por mesa duket Corden e ka harruar mirënjohjen.

Së fundmi, BTS kanë qenë të ftuar nderi në selinë e OKB-së në New York, ku kanë performuar këngën e tyre “Permission to dance” dhe mesa duket James nuk e pëlqen këtë fakt.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara filloi këtë mëngjes në New York dhe filloi me disa vizitorë mjaft të pazakontë, BTS”, tha Corden në një segment para se të luante një klip nga performanca e grupit.

Komentet e tij ishin një temë trendi në Tëitter dhe nxitën një luftë mediatike në marrëdhënien e tij me mbështetësit masivë të grupit, të cilët i referoheshin atij me pseudonimin “Papa Mochi” të lidhur me BTS.

“Kjo në fakt shënon herën e parë që vajzat 15-vjeçare kudo e gjetën veten duke dëshiruar që të ishin Sekretari i Përgjithshëm António Guterres,” shton ai.

Mesa duket, James është penduar dhe videoja është ngarkuar dhe fshirë më vonë nga llogaria zyrtare në Twitter “Late Late Show”.

Por, është ngatarruar me bazën e fansave më besnikë të cilët e kanë ripostuar videon dhe e kanë uruar : “Urime James! U bëre trend”. /tvklan.al