Për herë të parë Julian Deda ka treguar arsyen se përse është pajtuar me Gentian Zenelajn.

I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, një prej fëmijëve e ka pyetur se cila ishte arsyeja që pas disa vitesh u pajtua me mikun e tij të vjetër.  

“U pajtuam sepse janë disa gjëra që duhet t’i hedhim pas krahëve për hir të një miqësie, të punës, të dashamirësisë me njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet ta keni dhe ju në jetë, se është kohë e humbur të mos flasësh me shokun”, u shpreh Juli.

Juli dhe Genti tashmë ndajnë edhe të njëjtën skenë, atë të spektaklit të humorit, “Klanifornia”./tvklan.al