Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmë në zyrën e tij ambasadorin amerikan Donald Lu dhe paraardhësin e këtij të fundit, Aleksandër Arvizu.

Në takimin, që ka nisur rreth orës 19:30 dhe ka përfunduar në 21:45, mësohet se kanë qenë prezent edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me n/kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Kryeministri nuk ka bërë të ditur asnjë detaj mbi natyrën e këtij takimi por mësohet se në fokus të bisedës ka qenë i gjithë aktualiteti politik dhe zhvillimet e fundit në vend, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të impenjuara maksimalisht në miratimin e Reformës në Drejtësi dhe ligjeve bazë që e bëjnë atë të zbatueshme.

Këto të fundit pritet të miratohen në seancën parlamentare të 29 shtatorit./tvklan.al