Spekulimet e reja se Kim Jong-un mund të jetë në koma kanë nxitur debatin se kush do të jetë personi që do të zëvendësojë diktatorin e Koresë së Veriut.

Edhe pse në shtetin komunist, këto spekulime janë mohuar, agjencitë inteligjente të huaja kanë kaluar në sitë të gjithë personat e mundshëm që mund të marrin pushtetin në dorë.

Kim ka një motër dhe një vëlla gjallë dhe ky i fundit ka shanset e tij që të marrë drejtimin e vendit. Kim Jong-chul është rreth 39 vjeç mirëpo edhe pse ka mundësitë e tij, ka pak gjasa që të marrë timonin e Koresë së Veriut në dorë.

Ekspertët kanë treguar për BBC se në fakt, ai nuk ka interes në politikë apo pushtet. Babai i tyre, Kim Jong-il, nuk e ka parë asnjëherë Jong-chul si drejtues.

Madje një kuzhinier personal i diktatorit që tashmë ka ndërruar jetë ka treguar se ai e shihte Kim Jong-chul si “jo të mirë sepse ishte si vajzë e vogël”.

Ndërkohë tek Kim Jong-un shihte një forcë të brendshme. Kuzhinieri ka shtuar se Kim Jong-chul kishte zemrën e një vajze. Prandaj Kim Jong-un u zgjodh dhe u rrit për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i regjimit, detyrë që e mori në Dhjetor 2011 pas vdekjes së babait të tij./tvklan.al