Uefa Champions League ka njohur finalistin e parë për këtë sezon. Do të jenë francezët e Paris Saint-Germain që do të luajnë në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës më 23 Gusht.

Ata fituan ndeshjen gjysmëfinale përballë Red Bull Leipzig me rezultatin 3-0. Një ndeshje jo shumë e vështirë për parizienët, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.

Ishte braziliani Marquinhos ai që hapi serinë e golave. 30 minuta më vonë shënoi edhe argjentinasi Angel Di Maria ndërsa vulën e dha mbrojtësi juan Bernat pas një gabimi në mbrojtje të Leipzig.

PSG do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Bayern-Lyon që do të vendoset nesër mbrëma./tvklan.al