PSG ‘blindon’ brazilianin Neymar




PSG ‘blindon’ brazilianin Neymar

11:39 02/07/2022

Kontrata e sulmuesit rinovohet automatikisht deri në 2027

Neymar do të qëndrojë te PSG deri më 30 Qershor 2027. Me hyrjen e Korrikut, kontrata e brazilianit është rinovuar automatikisht, duke sjellë kështu zgjatje të qëndrimit të tij në “Parkun e Princave”.

Një zgjatje e marrëveshjes që bëhet vetëm pak orë pasi në Francë u përfol se 30-vjeçari është nxjerr në shitje.

Sipas “L’Ekip’, familjarët e Neymar e kanë mirëpritur faktin që lojtari ka kontratë edhe për 5 vitet e ardhshme dhe janë të bindur se ai do të luajë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.

Neymar u vendos në qendër të merkatos së kampionëve të Francës, me PSG që kërkonte ta largonte për një shifër prej 50 milionë Eurosh.

Chelsea e Juventus shfaqen interes për të siguruar shërbimet e tij, por zgjatja e marrëveshjes automatike duket se ka bërë të dorëzohen.

Braziliani mbërriti në Francë në verën e vitit 2017 nga Barcelona në këmbim të 222 milionë Eurove që ekzistonte në klauzolën e tij. Në Maj 2021 kontrata iu rinovua deri në 2025, ndërsa tashmë deri në vitin 2027.

Klan News











Të ngjashme