Futbolli në Francë është kthyer me një lajm të hidhur. Ylli Kylian Mbappe ka mbyllur sezonin pas kësaj ndërhyrjeje horror të kapitenit të St.Ettiene, Loic Perrin.

Gërshëra e mbrojtësit nuk gjeti topin, por këmbën e Mbappe. Ndërhyrje që solli tension mes lojtarëve të dy skuadrave, Sulmuesi la fushën mes lotësh, ndërsa Perrin la skuadrën me 10 futbollistë.

Gjithë shpresat mbeten te kontrollet mjekësore të ditës së sotme, ku Mbappe do të mësojë shkallën e dëmtimit.

Gjithçka ndodhi në finalen e Kupës së Francës, të fituar nga kampionët e rinj të Ligue 1, Paris Saint-Germain me shifrat 1-0.

Neymar Jr shënoi golin e vetëm të takimit, me brazilianin që shfrytëzoi në maksimum një kontroll jo të mirë të topit nga portieri mik për të tundur rrjetën. Në ndeshjen e parë të futbollit elitar në Francë nuk munguan as tifozët, duke u bërë kampionati i parë i madh që pranon spektatorë në shkallët e impianteve të saj.

2.805 tifozë panë nga afër fitoren e PSG, përfshirë edhe presidentin, Emmanel Macron, i cili i dorëzoi trofeun kampionëve. Titulli i 13 për Parisin, ku festës nuk mund t’i mungonte Mbappe, që me ndihmën e patericave festoi së bashku me shokët e skuadrës titullin e dytë në këtë sezon.

Klan Plus