Francezët eliminojnë kampionët e Bayern Munich, Porto nuk surprizon dot anglezët

PSG dhe Chelsea janë 2 skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Francezët morën hak për atë humbje në finalen e vitit të shkuar përballë Bajern Mynih, për t’i eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-3.

Gjermanët fituan duelin e dytë, 1-0, megjithatë i dhanë lamtumirë kompeticionit për shkak të golave në fushën kundërshtare. Choupo Moting shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 40.

Minutat e tjera sollën raste të mira shënimi për të dy skuadrat, por gabuan në momentet decizive. Në raundin gjysmëfinal kampionët francezë presin fituesin e çiftit Manchester City-Borussia Dortmund.

Rezultat i njëjtë, 0-1 u shënua dhe në sfidën e luajtur në Sevija, ku Porto triumfoi minimalisht, gjithsesi nuk arriti që të përmbys disavantazhit 2-0 të sfidës së parë.

Taremi shënoi një supergol në minutën e dytë të shtesës, por kjo nuk mjaftoi për të eliminuar Chelsea. Londinezët kalojnë më tej dhe në raundin tjetër do gjejnë fituesin e përballjes Real Madrid-Liverpool.

Klan News