Ishte 27 Nëntori i 2012 kur PSG u eliminua për herë të fundit nga Kupa e Ligës. Ndodhi sërish një natë më parë. Skuadra parisienë pësoi 2-1 ndaj Guingamp. Pjesa e dytë ishte e pabesueshme kur PSG që mbronte trofeun e një viti më parë shkaktoi 3 panallti nga të cilat dy shkuan në rrjetë.

Neymar shënoi për të zotët e shtëpisë në minutën e ’62, ndërsa në të N’Gbakoto barazoi me 11-metërsh. Në fund të takimit, Thuram, i cili kishte gabuar në penalltinë e parë, siguroi fitoren dhe kualifikimin sërish me 11-metërsh.

Në Angli, Manchester City lëshoi një lumë golash ndaj Burton në ndeshjen për Kupën e Ligës.

Skuadra e Guardiolës siguroi kalimin në finale duke fituar me rezultatin e thellë 9-0.

Gabriel Jesus shënoi 4 herë. Në finale City do të përballet me fituesen e çiftit londinez Chelsea-Tottenham.

Tv Klan