Paris Saint Germain dhe Benfica do të vijojnë garën në Champions League. Të dy ekipet kaluan me sukses dhe me fitore ndeshjet e kthimit.

Paris mundi po 2 – 1 Chelsea edhe në Londër. Skuadra angleze luajti me të njëjtin formacion sit ë sfidës së parë, por nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së kaluar.

Në këtë mënyrë londinezët mbeten jashtë Europës, ndërsa nuk kanë mundësi edhe në kampionat.

Për Paris Sant Germain është kualifikimi i dytë radhazi në dëm të Chelsea.

Zenit nuk pati mundësi në përballjen e kthimit me Benfica duke e humbur me rezultatin 2 – 1. Skuadra portugeze tregoi se ka më përvojë në të tilla aktivitete.

Javën e ardhshme do të luhen edhe ndeshjet e fundit që të përcaktohen ekipet e tjerë çerkfinalistë të Champions League.

Tv Klan