Parizienët mundën në transfertë St.Etienne 1-3 me Ramos në fushë, shqetëson dëmtimi i Neymar

PSG përmbysi Saint-Etienne me rezultatin 1-3 dhe vazhdon shkëputjen në Ligue 1 me një diferencë prej 12 pikësh. Parizienët e gjetën veten në disavantazh në minutën e 22’, pasi Bouanga realizoi për vendasit.

Në superioritet numerik, Markuinjos barazoi në të shtesën e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Di Marias në të 79’ dhe sërish me Markuinjosin në shtesë.

Nga minuta e parë e nisi edhe mbrojtësi Serxhio Ramos, i cili debutoi pas 143 ditësh pjesë e parizienëve.

Spanjolli duket se është rekuperuar pas dëmtimit. Por drejtuesit e ekipit janë të shqetësuar për dëmtimin e Nejmarit, i cili në minutën e 87’ pati shqetësim në kavilje dhe u nxorr jashtë me barrelë i përlotur.

Klan News