Triumfon pas penalltive në finalen me Lyon

Paris Saint Germain fitoi edhe trofeun e tretë pas kampionatit dhe Kupës së Francës. Parisienët triumfuan edhe në Kupën e Ligës duke mundur Lyon pas goditjes së penalltive me rezultatin 6-5.

Pasi loja e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën pa gola, 11-metërshat ishin përcaktues. Navas priti penalltinë e Traore dhe më pas Sarabia realizoi atë vendimtare. Paris Saint Germain mori kështu për herë të nëntë Kupën e Ligës në Francë.

Ky trofe është pezulluar për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta nuk do të ekzistojë më. Tani si Paris Saint Germain, triumfator absolut në Francë dhe Lyon do të mendojnë për Champions League që do të zhvillojë këtë muaj.

Tv Klan