Paris Saint-Germain fitoi për herë të 14-të Kupën e Francës. Në finalen skuadra e Parisit ka triumfuar 2-0 ndaj Monako.

Ndeshja nisi mirë për kryeqytetasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Mauro Ikardin. Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes ishte superylli i skuadres Kylian Mbappe që u bë protagonist, duke shënuar golin që vulosi fitoren.

Në fundjavë Paris Saint-Germain do të provojnë të fitojë edhe kampionatin, për të bërë “bis” trofesh, ndonëse aty triumfi nuk varet vetëm në duart e parizieneve pasi nëse Lille që është skuadra kryesuese nuk gabon, atëherë kryeqytetasit do të bien nga froni i kampionit.

Klan News