Sulmuesit protagonistë në mposhtjen e Ajaccio-s

Paris Saint Germain arriti të fitojë 3 – 0 në transfertën me Ajaccio, duke forcuar pozitën në krye të renditjes. Një ndeshje e vendosur nga dyshja Mbappe-Messi që bashkëpunuan në realizimin e golave. Sfida e luajtur të premten u zhbllokua në minutën e 24’ Mbappe realizoi duke shfrytëzuar një pasim të Messi.

Ky gol u verifikua edhe nga VAR. Përpjekjet e vazhdueshme të lojtarve të Paris sollën golin e dytë në të 78’. Kësaj here ishte Mbappe, i cili shërbeu për Messi brenda në zonë.

Argjentinasi kaloi edhe portierin përpara se të tundte rrjetën. Vetëm pas pak minutash Mbappe realizoi golin e tretë në hyrje të zonës, i ndihmuar nga Messi. Argjentinasi deri më tani është përfshirë në 15 gola vetëm në kampionat, ndërsa francezi në 12.

Tv Klan