PSG

Shumë e thjeshtë për Paris SG.

Kampionia e Francës i shtoi edhe një tjetër sukses historisë së saj të viteve të fundit, duke bërë të vetën Superkupën e Francës.

Pasi triumfoi për herë të parë vjet në kampionat, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës, skuadra kryeqytetase nuk deshi të ndalej dhe nuk e pati aspak të vështirë përballë Lionit.

Dy gola që në pjesën e parë, shënuar nga Orie dhe Kavani, larguan çdo dyshim dhe trajneri Blank shpreson që të besuarit e tij të kenë pjekurinë e duhur për të fituar për herë të parë Championsin, në sezonin që po nis.

Zllatan Ibrahimoviç nuk shënoi asnjë gol, por ishte ndikues në stadiumin e Monrealit në Kanada, ku skuadra e tij e fitoi Superkupën për herë të tretë radhazi.

E ardhmja e tij duket larg Parisit, mes Milanit dhe Turqisë, por për momentin ai vazhdon ta ndihmojë ekipin.

Suksesi u bë edhe më i bukur pasi u arrit në pjesën frankofone të Kanadasë, aty ku pati me mijëra tifozë të vërtetë të Parisit dhe Lionit.

Tv Klan