Nëse ditë më parë rinovimi i Neymar me PSG-në ishte thuajse i hipotekuar, situata tashmë ka marrë një kthesë radikale. Sulmuesi brazilian nuk shkëlqeu në ndeshjen e dytë ndaj Manchester City, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Kjo duket se ka revoltuar drejtuesit nga Katari dhe tashmë idea për një kontratë deri në Qershor 2026 është hedhur poshtë.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Neymar të cilit i përfundon kontrata aktuale në Qershor 2022 ka ngadalësuar bisedimet me PSG-në dhe pret një lëvizje në drejtim të Spanjës. Barcelona mbetet ende pista më e optimale për të ardhmen e brazilianit.

Edhe nga ana tjetër, Katalanasit po mendojnë që të ofrojnë Neymar në skuadër, pasi vetëm kështu mund të bindej Messi për të qëndruar ende në “Camp Nou”.

Klan News