PSG humbet finalen e Kupës së Francës


PSG humbet finalen e Kupës së Francës

17:00 28/04/2019

Pas Champions League, dështim i Paris Saint Germain në Kupën e Francës. Ekipi kryeqytetas u mund nga Rennes, që fitoi një finale emocionuese që u mbyll vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

Disfata nervozoi Neymar, i cili goditi me grusht një tifoz kur po ngjiteshin për të marrë medaljet.

Rezultati i lojës së rregullt dhe pjesëve shtesë ishte 2 – 2, ndërsa u goditën 12 penallti për të caktuar fituesin e trofeut. Kjo është hera e tretë për Rennes që merr Kupën e Francës pas vitit 1965 dhe 1971, duke ndërprerë hegjemoninë e Paris Saint Germain. Parisienët e mbyllën këtë sezon vetëm me titullin kampion dhe Superkupën e Francës, në dallim nga të mëparshmit ku fituan gjithçka.

Tv Klan




Të ngjashme