PSG i përgjigjet Real Madrid, francezet gjejnë pasuesin e Mbappe



PSG i përgjigjet Real Madrid, francezet gjejnë pasuesin e Mbappe

11:56 27/11/2021

Oferte faraonike për Vinicius JR

Vinicius Juniorështë objektivi i PSG për sulmin e së ardhmes. Braziliani i Real Madrid pëlqehet së tepërmi nga drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, i cili e shikon 21-vjeçarin si pasuesin ideal për Kilian Mbappe. Ky i fundit është në skadencë kontrate me PSG-në dhe në ditët e ardhshme parashikohet firmosja e një parakontrate pikërisht me Real Madrid.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, PSG ka përgatitur një ofertë prej 17 milionë euro në vit për gjashtë sezonet e ardhshme. Ylli i ri brazilian është 100% i përkushtuar ndaj skuadrës Merengues dhe ideja për ta braktisur atë në fund të këtij sezoni as që mendohet për momentin.

Aktualisht, ai fiton rreth 3.5 milionë euro bruto në sezon te Real Madrid dhe gjasat janë që në fundin e sezonit të rinovojë për më shumë se 10 milionë euro në vit. Por ajo që ofron PSG është një ofertë tepër e lartë dhe zor se do të refuzohet nga Vinisius.

Klan News








Të ngjashme