Paris Saint-Germain siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Francezët eliminuan Liverpool-in pas penalltive, në një ndeshje spektakolare. 120 minutat lojë u vendosën nga goli i Dembele në minutën e 12-të, me ndeshjen e parë që u fitua mininalisht nga anglezët.
Te ruleta ruse, PSG-ja u tregua më e saktë, me portierin Donnarumma që ndali gjuajtjet e Nunes dhe Jones.
Në çerekfinale, francezët do të luajnë me fituesin e çiftit Aston Villa-Club Brugge.
Më herët kualifikimin e siguruan edhe Bayern Munich dhe Interi, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale.
Bavarezët triumfuan 2-0 ndaj Leverkusen në transfertë dhe avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-0, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë.
Interi eliminoi Feyenoord me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Zikaltërit fituan 2-1 në sfidën e kthimit në shtëpi. /tvklan.al