Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Interin. Skuadra franceze eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1, pas fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Paris.
Fabian Ruiz zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të me një goditje të saktë nga distanca. Në pjesën e dytë, Vitinha humbi një penallti në minutën e 69-të, por PSG dyfishoi shifrat vetëm dy minuta më pas me golin e Achraf Hakimit. Arsenali reagoi me një gol nga Bukayo Saka në minutën e 76-të, por nuk ndikoi në fatin e kualifikimit.
Me këtë rezultat, PSG-ja arrin në finalen e parë që prej vitit 2020, ku këtë herë do të kërkojë triumfin historik.
Inter-PSG do të luhet më 31 Maj, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih. /tvklan.al