Fiton ndeshjen e javës së 9-të me Nice

Paris Saint Germain është kthyer në krye të renditjes në Ligue 1 pas fitores 2 – 1 me Nice. Një sukses ndaj të kaluarës për trajnerin Christophe Galtier.

Një sfidë që nisi me ritëm të ulët dhe për të parë golin e parë u deshën thuajse gjysmë ore lojë. Lionel Messi tregoi edhe një herë se nga goditja e dënimit jep spektakël, duke realizuar një supergol në minutën e 28’.

Te Paris e nisën disa titullarë nga stoli. Nice arriti të barazonte përkohësisht me fillimin e pjesës së dytë. Galtier përfshiu në lojë Kylian Mbappe, i cili dha rezultat në minutat e fundit. Goli i tij vendosi takimin dhe 3 pikët për Paris Saint Germain. Kjo është fitorja e tetë në 9 javë për Paris.

Tv Klan