Vendimi i Kylian Mbappe për tu larguar në fund të sezonit po shikohet si opsion i mirë në Francë. Pavarësisht se i jep fund trinomit të ndërtuar pak vite më parë, me sulmin e famshëm, Neymar-Messi-Mbappe,  francezi konsiderohet se do i jap frymëmarrje arkave të klubit. Rreth 200 milionë euro janë kursyer tek PSG, shifër që lidhet me pagën e futbollistit prej 72 milionë euro dhe bonusin e besnikërisë që do i kushtonte klubit francez 130 milionë euro.

Për këtë fakt, kryeqytetasit e shikojnë gotën gjysmë plot pas verdiktit të Mbappe. Shifra e 200 milionë eurove pritet të përdoret për të ofruar gjak të ri në skuadër, teksa në listën e dëshirave qëndrojnë emra të rëndësishëm të futbollit Europian. Dyshja e Serie A, Osimhen-Leao konsiderohen si ajo e duhura për të mbushur boshllëkun e lënë nga 25-vjeçari.

Sulmuesi ka njoftuar largimin në fundin e këtij sezoni nga Napoli, teksa këto të fundit kërkojnë jo më pak se 110 milionë euro për ta lënë të lirë. Dëmtimet e kanë penguar për të dhënë më të mirën, gjithsesi, deri më tani 8 gola të shënuar dhe tre asiste bindin parizienët. Ndërkaq, si zëvendësues ideal konsiderohet Leao. Anësori i Milanit mbulon të njëjtin krah me Mbappe, ndërsa vlera në treg kap shifrën e 90 milionë eurove. Këtë sezon, portugezi ka shënuar 6 gola dhe dhënë 9 asiste, duke qënë lojtari më premtues në kontinentin Europian.

Klan News