Chelsea ende pa fitore në Premierligë

PSG i mungon Neymar. Nëse një javë më parë në Francë u tha se parizienët nuk kishin nevojë për brazilianin, ndaj Stade de Rennais kampionët morën humbjen e parë duke u mposhtur 2-1 në transfertë.

Cavani shënoi në pjesën e parë për PSG.  Rennais nuk u demoralizua dhe gjeti barazimin me Niang. Me fillimin e së dytës Castillo shënoi golin e fitores. Drejtuesit e klubit janë të dyzuar nëse do ta mbajnë, apo do të pranojnë largimin e Neymar me shumë më pak se sa e blenë.

Chelsea barazoi 1-1 në javën e dytë të kampionatit. Në “Stamford Bridge”, përballë Leicester City londinezët ishin të parët që shënuan që në minutën e 7 Mount. Barazimi erdhi në mesin e pjesës së dytë me Ndidi. Me vetëm 1 pikë në 2 takimet e para, Chelsea renditet në vendin e 15 në Premierleague

Leipzig në ndeshjen e parë në Bundesligë fitoi thellë 0-4 në fushën e skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit gjerman, Union Berlin. Leipzig shënoi 3 herë në pjesën e parë të takimit ndërsa në të dytën administroi lojën, madje shënoi edhe golin e 4 me Nkunku në minutën e 69. 

Tv Klan