Pagë 9 milionë Euro në sezon

PSG mendon gjithmonë për merkaton e futbollistëve. Gjiganti francez nuk dëshiron të ndalet së firmosuri me lojtarë të rinj dhe i radhës duket të jetë mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe mungesa e një akordi mes palëve ka shtyrë PSG-në që të futet në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Futmerkato, francezët janë gati të nis një ofertë që kap vlerën e 9 milionë eurove për lojtarin. Milan ofron jo më shumë se 6.8milionë euro në vit.

Një shifër shumë e vogël në krahasim me atë që është e gatshme të japë PSG. Lamtumira mund të ndodh që në janar, me klubin italian që kërkon të përfitojë sado pak nga kartoni i tij, duke e ditur se mesfushori do largohej me parametra zero në merkaton e verës.

Klan News