Paris Saint-Germain nuk di të ndalet në merkaton e kësaj vere. Gjiganti francez ka kompletuar blerjen e katërt të madhe, teksa ka zyrtarizuar portierin e momentit, Xhianluixhi Donaruma.

Italiani është bashkuar kështu me PSG me parametra zero pas kontratës së skaduar me Milanin, duke iu bashkuar kështu blerjeve të reja, si Vijnaldum, Serxho Ramos e Ashraf Hakimi. “Mirësevjen Xhixhi” shkruan PSG në faqen e saj në rrjetet sociale, ndërsa italiani është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Ndihem gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të vazhdoj të rritem këtu. Me Parisin dua të fitoj sa më shumë dhe të sjell gëzim për tifozët”, ishin fjalët e para të portierit kampion Europe.

Edhe numri në fanellë është lajm në vete. Donaruma do mbaj në shpinë fanellën me numër 50, pasi 99 e tij nuk lejohet dhe 1 është i zënë nga Kejlor Navar. Kjo për shkak të rregullave strikte për ata numra që i përkasin portierëve që aktivizohen në futbollin francez.

22-vjeçari do jetë pjesë e PSG të paktën deri në verën e vitit 2026. Për të siguruar shërbimet e tij, francezët mposhtën konkurrencën e shumë rivalëve mes të cilëve atë të Barcelonës.

Nga kontrata në Ligë Ë, Donaruma do përfitojë rreth 12 milionë euro. Ai spikati me paraqitjet e tij te Milani, ku debutoi në moshën 16- vjeçare dhe luajti 251 ndeshje për të mbajtur të paprekur portën në 88 raste.

Klan News