PSG arrin një tjetër triumf. Viktima e radhës e parisienëve në Ligue 1 është Brest, që u mund në shtëpi me rezultatin 2-4. Tri fitore në tri javë për ekipin e Poçetinos.

Ander Herrera realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 23 të lojës. Pas 13 minutash Kilian Mbappe shënoi të dytin. Ky është goli i parë i sezonit për yllin francez.

Por vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Honorat, 3 minuta nga fundi i lojës.

Gjithsësi PSG e pati takimin në kontroll. Brest u trondit në të 73 nga Gueje (GEZHË) që shënoi golin e tretë më një gjuajtje nga 35 metra.

Myni shqetësoi jo pak miqtë pasi u shënoi golin e dytë në të 85. Për të vulosur fitoren, mendoi Di Maria në minutën e 90.

Kjo është fitorja e dytë e parisienëve me poker golash pas prezantimit  të yllit argjentinas Leo Messi, i cili ende nuk ka luajtur me ekipin.

Klan News