Paris Saint Germain vijon me ritmin e fitoreve. Kampionët e Francës shkatërruan me shifrat e thella 4-0 Nimes në transfertë, duke marrë përkohësisht vendin e parë me 15 pikë.

Ndërhyrja në stil karateje ndaj Rafinha la vendasit me 10 futbollistë, pasi Landre doli me karton të kuq. Fakt që u shfrytëzua në maksimum nga djemtë e drejtuar nga Thomas Tuchel që nuk u përmbajtën.

Rafinha pason për Mbappe, me sulmuesin që bën një veprim fantastik për të zhbllokuar shifrat. Pjesa e dytë dhuroi dhe 3 gola të tjerë. Florenzi realizoi sërish në minutën e 77-të për 0-2, ndërsa Mbappe trefishoi rezultatin me golin e tij të dytë. Ndeshjes i vuri kapak Sarabia në minutën e 88-të.

Takimi i radhës për PSG është ai ndaj Dijon, ndërkohë që Nimes i vendit të 13 do të sfidojë në transfertë Bordo-në. 

Klan Plus