PSG-ja i ka bërë Lionel Mesit një ofertë, pasi synon që në sezonin e ardhshëm ta sjellë yllin argjentinas në Paris.

Sulmuesi 34-vjeçar tentoi që të largohej nga Barcelona në verën e shkuar, por më pas vendosi që të vazhdonte t’i përkushtohej klubit për shkak të klauzolës në kontratë.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është një futbollist i lirë aktualisht, duke qenë se kontrata e tij me blaugranat ka përfunduar. Dhe klubi parisien nuk ka ndërmend që ta lërë këtë situatë t’i ikë nga duart.

Por në Spanjë mediat shkruan se ka një akord Barça-Messi për dy vitet e ardhshme. Që sulmuesi të firmosë kontratën e re, duhet që klubi të kursejë deri në 200 milionë euro rroga.

Nisur nga kjo, PSG-ja ka bërë ofertën e saj të lartë, në përpjekje për ta bërë 34-vjeçarin të ndërrojë mendje. Vetë lojtari ka thënë se ai është i përqendruar te Kupa e Amerikës dhe për të ardhmen do të vendosë më vonë.

Klan News