Di Maria përjeton moment tmerri, hajdutët i marrin peng familjarët

Mbrëmje për t’u harruar për PSG dhe futbollistin e kryeqytetasve, Angel Di Maria. Argjentinasi ishte në fushë për 62 minuta, teksa vendin e tij e zuri Paredes dhe kjo jo për shkak të një dëmtimi.

Shtëpia e argjentinasit u grabit nga hajdutë të armatosur gjatë sfidës në Park de Prans, teksa morën peng dhe familjarët e tij. Kjo vuri në lëvizje drejtorin sportiv Leonardo, i cili njoftoi fillimisht trajnerin Pochetino për ngjarjen. Më pas, tekniku mori afër Di Marian, duke ia përshkruar qetësisht.

Di Marian nxitoi për t’i shkuar në ndihmë familjarëve. Ndërkaq, Mediat franceze pohojnë se shtëpia e Di Maria nuk ishte e vetmja e sulmuar gjatë ndeshjes në “Park dë Prans”, pasi hajdutët bastisën edhe banesën e mbrojtësit Markinjo.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer që humbëm tre pikë, por ekipi shqetësohet për gjëra të tjera që ju ndoshta i njihni. Edhe pse ky nuk është një justifikim, ekzistojnë ‘situata jashtë futbollit që shpjegojnë pjesën e dytë’, tha trajneri i PSG.

Sa i përket sfidës, Kampionët e Francës u mposhtën me përmbysje në shtëpi nga Nantes me shifrat 2-1, duke krijuar shkëputje me kreun që mbahet nga Lil.

Draksler kaloi në avantazh kryeqytetasit me një goditje të bukur në zonë. Tablo ndryshe në pjesën e dytë, me kanarinat që arritën të reagonin, madje të përmbysnin gjithçka.

Mbappe kthen gabim një top në mbrojtje, aty ku Kolo nuk fal për 1-1. Pak minuta më pas Simon shënoi golin e fitores për Nantes.

Klan News