Kontratë e lartë që të mos shkojë në Madrid

Nën kontratë me Paris Saint-Germain deri më 2022, Kylian Mbappé është kthyer në prioritetin kryesor të bordit të klubit parizien për muajt e ardhshëm. Nga Katari po bëjnë presin që futbollisti të ketë një kontratë në lartësinë e yjeve të futbollit.

Sipas të përditshmes L’Equipe, klubi i Parisit  shpreson të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur dhe negociatat mund të nisin në tetor në mënyrë që të mos lënë vend për dyshime pas merkatos së janarit.  

Gjithsesi çdo gjë do të varet nga vullneti i futbollistit, nëse do të rinovojë kontratën me kampionët e Francës. Mbappe ka shprehur më herët dëshirën për të luajtur me Real Madrid, por situata aktuale me koronavirusit mund ta bëjë ekipin spanjoll ta harrojë projektin e futbollistit francez. Në fakt drejtuesit e Los Blancos presin që Mbappe të refuzojë rinovimin e kontratës dhe më pas të nisin përpjekjet për të nënshkruar me të.

Tetori do të jetë muaji i betejës mes dëshirave të Mbappe dhe projekteve të PSG.

Tv Klan