Paris Saint-Germain nuk heq dorë nga dëshira për të transferuar në “Parkun e Princave” futbollistët më të mirë në qarkullim. Të paktën këtë e konfirmon së fundmi, gazeta angleze “Mirrer”, e cila pranon se kampionët e Francës janë gati për të realizuar ëndrrën e shumë tifozëve. Duke iu referuar këtyre burimeve, PSG po përgatit ofertën për Cristiano Ronaldo. Ylli portugez po mendon largimin nga Manchester United dhe destinacioni mund të jetë kryeqyteti francez.

Aty, Ronaldo do të gjejë rivalin e tij më të madh, Lionel Messi. Së bashku me argjentinasin, Ronaldo do të krijonte një dyshe vërtetë magjike në vijën e parë të sulmit. Në rast se PSG do të konkludonte pozitivisht këtë operacion, padyshim do të ishte një nga transferimet më të bujshme të francezëve pas atij të Lionel Messit në merkaton e verës së shkuar. Një operacion që mund të shihet i vështirë në letër, por kur bëhet fjalë për merkaton, sheikët e Francës kanë ditur të përmbushin edhe ëndrrat më të çmendura.

Klan News