Disa e cilësojnë si ironi fati, ndërsa të tjerë mendojnë se historia nuk ka gjasa të përsëritet në të njëjtën mënyrë.
Finalja e Ligës së Kampionëve në Mynih më 31 Maj kundër PSG-së me atë të fundit të luajtur nga Interi, vetëm dy vjet më parë, kundër Manchester City-t ka ngjashmëri të shumta.
Dy ekipet janë në pronësi të arabëve, me marrëdhënie të ndryshme midis bordeve franceze dhe angleze. Përpara se të përballeshin me zikaltërit, si City ashtu edhe Parisi kishin luajtur vetëm një finale të Ligës së Kampionëve në të gjithë historinë e tyre dhe të dyja, një vit më vonë ishin mposhtur 1-0 në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishme.
Pastaj nuk mund të mos mendosh për ngjashmëritë e tjera, ato teknike. City dhe PSG udhëhiqen nga dy trajnerët më të mirë të futbollit pozicional në stilin e Barcelonës, duke fituar nga një tripletë secili kur drejtonin katalanasit.
Një tripletë që Guardiola e përsëriti në Manchester duke mposhtur Interin, i njëjti rezultat që Luis Enrique mund ta arrinte te PSG nëse ata do të arrinin të mposhtnin Rennes në finalen e Kupës së Francës dhe Interin në Mynih.
Faktet janë të ngjashme, me dallime logjike të lidhura me karakteristikat e individëve dhe me parime që ndryshojnë në detaje të caktuara. Shkurt, ka shumë pika kontakti, por nuk është absolutisht e sigurt që historia do të përsëritet për shkak të disa rastësive.
Inter dhe PSG janë dy ekipet që kanë fituar më shumë ndeshje në këtë Ligë Kampionësh me nga 10 fitore secila.
Klan News