PSG siguron titullin në Francë

PSG siguron titullin në Francë

14:39 22/04/2019

Paris Saint Germain u shpall kampion i Francës për herë të tetë në historinë e klubit. Titulli u sigurua matematikisht pas barazimit pa gola të Lille në fushën e Toulouse, por parisienët fituan edhe ndeshjen e tyre me Monaco me rezultatin 3 – 1.

Kylian Mbappe ishte shënuesi i golave për Paris Saint Germain që ia kushtoi suksesin katedrales së Notre Damit që u dëmtua pak ditë më parë nga një zjarr i fuqishëm.

Ekipi kampion u vendos edhe në Greqi me një festë të madhe. PAOK mori titullin pas 34 vitesh pritje. Suksesi 5 – 0 me Levadiakos vulosi triumfin. Tifozët krijuan një atmosferë elektrizuese në stadium me flakadanë të shumtë që ndriçuan tribunat.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT