PSG ka arritur të triumfojë në transfertë ndaj Bayern Munich me rezultat 3-2, në ndeshjen e parë të çerekfinales në Champions League.

Kjo sfidë dhuroi gola e raste të shumta nga të dyja skuadrat, ndërsa lojtari i ndeshjes për PSG-në  ishte padyshim Kylian Mbappe, i cili shënoi dy herë, në minutën e 3’ dhe 68’,  ndërsa një gol e shënoi edhe Marquinhos në minutën 28’,  ndërsa për Bayernin autorët e golave ishin Maxim Choupo Moting dhe Thomas Muller.

Në këtë sfidë vendimtar ishte edhe portieri i PSG-së, Keylor Navas, për shkak se bëri nëntë pritje duke mos lejuar gjermanët të shënojnë më shumë gola edhe pse krijuan raste të shumta.

Ndërsa të Bayern më i miri në fushë ishte Joshua Kimmich, ndërsa lojtari më i dobët i takimit doli Manuel Neuer.

Kështu PSG ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen parë, teksa shkojnë edhe më të sigurt në ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi.

Klan News