Presion i dyfishtë psikologjik ndaj të shtruarve në spitale

Gjendjen e pasigurisë dhe frikës që ka mbërthyer njerëzit nga infektimi me Covid – 19 psikiatrja Arjana Reli e përkufizon si “terror kolektiv”.

Presioni psikologjik, thotë ajo, është dyfish më i lartë tek personat që po kurohen në spitale, që më tej bëhet shkak për të zgjedhur skenarin fatal të vetëflijimit. 

“Presioni psikologjik dhe stresi është shumë i lartë tek personat qe trajtohen në spitale per shkak të ambientit, pa praninë e familjarëve të tyre për t’i mbështetur qoftë edhe emocionalisht ata, pra mendoj se është faktori psikologjik që po ndikon në të tillë fenomen”.

Përveç nivelit të lartë të stresit, psikiatrja Rreli konfirmon se udhëzuesi zyrtar për trajtimin e koronavirusit përmban medikamente që ndikojnë në sistemin nervor.

“1 ose 2 medikamente me të cilat trajtohen për Covidin, bëjnë pjesë tek formula medikamentoze qe e ndikojnë edhe sistemin nervor duke dhënë ndryshime të gjendjes emocionale që duke gjetur terren mund të precipitojë një ngarkesë kaq të madhe sa vendos në pikëpyetje edhe ekzistencën”.

Psikiatrja Arjana Rreli konfirmon se edhe numri i personave që vuajnë nga ankthi është shtuar, duke arritur një mesatare konsultash që varion nga 20 deri 25 raste në ditë.

Tv Klan