Një psikologe është burgosur për pesë vjet pasi u tha në një gjykatë se ajo kishte marrëdhënie seksuale me një pacient 17-vjeçar.

Gjykata ndërmori veprime kundër Jo Wise, 40 vjeç, nga New South Wales, Australi, pasi u tha se ajo dhe djali shkëmbyen më shumë se 240 mesazhe me tekst të papërshtatshëm dhe mbajtën konsultime në dhomën e tij të gjumit.

Një nga mesazhet që ajo i ka dërguar shkruhej: U zgjova duke të ndjerë aromën. Mos më shkruaj, thjesht doja që ta dish se po mendoj për ty. Duhet të fshish të gjitha mesazhet e mia.  Në një mesazh tjetër shkruante: Sikur të të shihja sonte.

Gjykata vendosi se kishte një shkelje të madhe dhe shfrytëzim të çekuilibrit të fuqisë në marrëdhënien e tyre, duke shtuar: Sjellja e psikologes është e dënueshme, e pahijshme dhe joetike. Në vend që të ndihmonte adoleshentin, sjellja e saj ka të ngjarë të ketë pasur një efekt të dëmshëm në gjendjen e tij tashmë të brishtë.

Wise-e cila ka 3 fëmijë të moshës katër, shtatë dhe nëntë vjeç-pranoi për Daily Mail se shpesh e kishte kaluar kufirin në marrëdhëniet terapiste-klient.

“Unë nuk kam pasur kufijtë e nevojshëm për klientët e mi. I trajtoja klientët e mi si familje dhe miq. E kuptova që nuk ishte profesionale. Nuk duhet të isha psikologe, jam vërtet shumë keq”, është shprehur ajo.

Wise e lindur në Amerikë, nga Rrafshnalta Bilgola në Sidnein verior, nuk e mohoi dërgimin e mesazheve, por me lot tha se ato ishin marrë jashtë kontekstit dhe ajo këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë lidhje fizike me djalin.

“Nuk kishte asnjë lidhje. Nuk kishte absolutisht asnjë lidhje. Jam e martuar me tre fëmijë. Çfarë do të bëj?”, është shprehur ajo.

Seancat e adoleshentit me Wise filluan në vitin 2018 pasi nëna e tij u shqetësua për të pas vdekjes së katër miqve të tij.

Njëri vrau veten, njëri vdiq nga kanceri, njëri vdiq në një aksident rrugor dhe njëri vdiq teksa bënte sërf. Djali kishte filluar të vetë-lëndohej dhe Wise filloi ta trajtonte atë pas një rekomandimi nga mjeku i tij.

Djali i tha gjykatës se Wise e kishte mbërthyer në shtratin e tij, e preku dhe i ka bërë të ditur se burri i saj ishte në punë për 24 orë dhe të nesërmen ishte sërish i mirëpritur të shkonte tek shtëpia e saj për një seancë falas.

Kur ai shkoi në shtëpinë e saj, ajo e zhveshi dhe kreu marrëdhënie intime me të. Disa muaj më vonë, djali u vetë-dëmtua dhe u dërgua me urgjencë në spital si rrezik për vetëvrasje.

Wise nuk u shfaq në gjykatë duke përdorur si justifikim çështjet e saj të shëndetit mendor dhe hoqi veten nga regjistri i psikologëve Nëntorin e kaluar. /tvklan.al