Psikologia Marsela Lekli është bërë pjesë e emisionit Historia ime në Tv Klan, ku është prekur shumë nga historia e Eva Sulës e cila para 19 vitesh ishte përplasur nga një makinë dhe tani ka mbetur me aftësi të kufizuara dhe e braktisur nga bashkëshorti dhe fëmijët.

Marsela e ka shprehur publikisht se në mënyrë vullnetare, ajo do të ofrojë në emrin e saj ndihmën psikologjike dhe trajtim falas në shtëpi sa herë që Eva do ketë nevojë, si dhe ndihmë ekonomike.

Marsela Lekli: Evën unë do e ndjek personalisht vetë, unë jam psikologe, jam marrë me raste të ndryshme edhe me raste më ekstreme sesa rasti i Evës dhe shpresoj që Eva herës tjetër të jetë më e aftë në komunikim, më e çiltër dhe ta shohë jetën më me pozitivite.

Mirela Milori: Eva me Marselën do pish kafe herë pas here dhe nuk do jesh vetëm tek ai oborri jot.

Marsela Lekli: Mund ta marrim të dalim edhe një shëtitje. Terapia më e mirë është që një shëtitje me një psikolog ose edhe me një shoqe të bën më mirë dhe ne do t’ja ofrojmë. /tvklan.al