Psikologia e njohur, Eralba Zeneli, e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur për efektet negative të ndryshimit të orës.

Zeneli u shpreh se ajo e ka shumë problem, por shtoi se dhe shumë njerëz të tjerë e përjetojnë keq dhe mund të kalojnë depresion dhe stres.

Unë e kam shumë problem, nuk është zgjimi për ma por është pakësimi i ditës. E lidh pak a shumë me atë që mund të themi depresion sezonal. Ne këtë javë kemi dhe javën e shëndetit mendor dhe ndaj është bërë në këtë kohë, pasi ndryshon ora. Shumë kanë këtë problemin tim, se kur errësohet në 4 e gjysmë… Unë e lidh shumë me gëzimin, më ikën një pjesë gëzimin, pasi s’ka më diell.”, tha ajo.

Më tej Zeneli tha se dhe për orën verore kur zgjohesh në mëngjes dhe shikon që është akoma natë ke një përtesë, humbet një pjesë të energjisë.

Sipas orës tonë të brendshme biologjike që kemi, mund të sjellë depresion sezonal, mund të sjell përtaci, stres më shumë. Edhe për orën pranverore, ndodh e njëjta gjë, por kemi stinën e pranverës në mëngjes, ne kur zgjohemi në mëngjes dhe shohim akoma natë humbet një pjesë të energjisë”, u shpreh psikologia./tvklan.al