Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli sot disa këshilla mjaft të vlefshme për mënyrën si mund ta përballojmë situatën në të cilën jemi duke kaluar si pasojë e koronavirusit.

Psikologia Besarta Taçi, në një lidhje në Skype, u shpreh se shoqata e tyre ka vënë në dispozicion një shërbim konsulencash online falas, për të gjithë qytetarët që janë izoluar në shtëpi dhe kanë vështirësi me menaxhimin e frikës dhe ankthit.

Besarta Taçi: Sigurisht ne flasim për një pandemi, për një situatë që shkon përtej popullatës dhe jo vetëm popullatës, por që prek globin tashmë. Ne si shoqatë kemi vënë në dispozicion një shërbim konsulencash online, të cilat janë falsa për të gjithë qytetarët, për të gjithë personat që janë aktualisht të izoluar në shtëpi, që jo vetëm kanë vështirësi me menaxhimin e frikës apo ankthit, por ndoshta kanë edhe familjarët të prekur ose persona që aktualisht ndodhen nëpër spitale. Njëkohësisht kemi vënë në dispozicion edhe për operatorët e shëndetit mendor, apo inferimierët dhe mjekët që bëjnë këto turne kaq të gjata, jemi në dispozicionin tuaj gjatë gjithë javës, kryesisht me orare të përcaktuara.

Sipas saj, ajo që ne duhet të bëjmë është të kthejmë rutinën në favorin tonë dhe të bëjmë gjithçka që ne nuk kemi bërë, deri më sot për shkak të ditës së ngarkuar.

Besarta Taçi: Frika që ne të gjithë ndjejmë duke qenë se jemi akoma në fazen kritike, pra akoma ne nuk kemi dalë nga situatë e emergjencës, pra ndodhemi në vorbullën e emergjencës. Të gjithë ne kemi reagime fiziologjike, siç është frika. Frika nga njëra anë është e nevojshme sepse na bën të kujdesemi për shëndetin tonë. Nga ana tjetër, nëse nivelet e frikës janë shumë të larta është e vështirë edhe menaxhimi, jo vetëm personal, por edhe në familje, në marrëdhëniet tona. E gjithë bota po përdor këtë direktivë, rrini në shtëpi. Është një situatë e përkohshme, ajo që ne mund të bëjmë, është gjithçka që ne kemi patur vështirësi ta bëjmë deri më sot. Tani është pikërisht momenti për të kthyer gjithë rutinën tonë, në favorin tonë. Tani habitati jonë është shtëpia dhe le të jetë shtëpia që ne ta përjetojmë pak më ndryshe./tvklan.al