Një eksperiment psikologjik me 47 persona ka gjetur një mënyrë se si të zgjidhni problemet me nazelinjtë e ushqimit duke përdorur ngjyrat e tasave.

Si fillim, në këtë kategori futen njerëzit që kanë një dietë ushqimore të kufizuar, mospëlqime të forta ndaj ushqimeve të caktuara, kërkojnë përgatitjen e tyre në forma specifike, kanë vështirësi të provojnë gatime të reja apo një kombinim mes këtyre karakteristikave.

Për të realizuar eksperimentin, rezultati i të cilit është publikuar në “Science Direct”, ushqimi u shërbye në tasa të bardhë, blu dhe të kuq. Për njerëzit pa kundërshtime ndaj ushqimit, ngjyra e tyre nuk bëri asnjë ndryshim, por te nazelinjtë ai perceptohej me shije tjetër në varësi të tasit të përdorur.

Patatina të thjeshta me kripë dhe uthull u vendosën në të tre tasat dhe vullnetarët i renditën në bazë të kripësisë, fortësisë së shijes dhe pëlqyeshmërisë. Sigurisht që shija nuk pati asnjë ndryshim, por dy kriteret e tjera u perceptuan ndryshe nga ky grup njerëzish.

Patatinat në tasat blu dhe të kuq u dalluan si më të kripura krahasuar me ato në tasat e bardhë. Gjithashtu, ushqimi në tasa të kuq perceptohej si më pak i pëlqyer. Në kontekst me studimet e mëparshme, psikologët e lidhin shijimin edhe me paketimin e ushqimeve të shpejta sepse në Britani, patatinat shpesh shiten në qese blu.

Veç ngjyrave, shijimi i ushqimit lidhet edhe me muzikën apo ndriçimin, ndaj nuk është çudi që të gjitha shqisat tona marrin pjesë në këtë proces./tvklan.al