Basha: Nuk ka as negociata e as dialog me krimin

Basha: Nuk ka as negociata e as dialog me krimin

21:30 17/06/2019

Pas publikimit të përgjigmeve të gazetës Bild, kryetari i Partisë Demokratike ka bërë përgjegjës Kryeministrin Rama për gjendjen që po kalon vendi. Basha deklaroi se pa largimin e tij dhe të klikës kriminale nga pushteti, nuk do të ketë asnjë hap përpara.

“Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi. Ai është dhe do tëshënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale. Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës. Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithëata qënën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim”.

Basha deklaroi se u faktuan pretendimet e Partisë Demokratike. Ai e cilësoi të duhur vendimin për largimin nga Parlamenti dhe braktisjen e zgjedhjeve. Thekson se nuk do të ketë asnjë negociatë me krimin.

“Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi. Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje”.

Basha e mbylli fjalën duke ftuar shqiptarët për të protestuar ditën e premte përpara Kryeministrisë.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi