Sipas këtij vendimi janë përjashtuar nga qendra e numërimit të votës nga jashtë gjithë vëzhguesit e partive politike të akredituar nga vetë KQZ, me përjashtim të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Pra në 11 subjektet zgjedhore, do të ketë vetëm nga një vëzhgues për çdo grup numërimi si dhe një vëzhgues për qark. Ndërsa njoftohen të gjitha organizatat e shoqëritë civile se duhet të riparaqesin pranë KQZ kërkesën e akreditimit për vëzhgues, nëpërmjet portalit të vëzhguesve,brenda datës 16 Maj ora 12:00.
Ndërkohë që partitë politike kanë afat deri mesnatën e kësaj të enjteje për të paraqitur kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve të rinj.
Klan News