19 Maji, data e dasmës së princit Harry dhe aktoren Meghan Markle ishte lajmëruar prej kohësh, por pallati mbretëror britanik publikoi të hënën disa hollësi rreth organizimit të njërës prej ngjarjeve më të pritura në Britaninë e Madhe, por edhe jashtë ishullit.

Ceremonia tradicionale martesore do të zhvillohet në mesditë, në kështjellën Winsdor.

Pasi të jenë betuar për dashuri të përjetshme, rreth orës 13:00, Harry dhe Meghan do të hipin në karrocë për të parakaluar jashtë kështjellës Windsor, përgjatë shëtitores së famshme Long Walk, që pritet të jetë e mbushur me admirues të princit dhe aktores amerikane.

Në mbrëmje, princi Charles ka organizuar për të birin një pritje më të rezervuar. Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan martesën e tyre në muajin nëntor. Çifti u njoh në Kanada në vitin 2016, gjatë një eventi.

Tv Klan